Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e madhe e barkut

Pershendetje Dr.Mimoza. Ju kam bere pyetje edhe me pare dhe ju falenderoj per pergjigje. Sa per informacion jemi ne perpjekeje per shtatzani qe tri vite, vizitohem rregullisht te mjeku dhe qdo muaj permasat e folikulit dhe endometriumit jane te kenaqshme per fillimin e nje shtatzanie. Kete muaj, ne viziten te gjinekologu ne diten e 12 ishin keto permasa: ovari i majte 22mm, ovari i djathte 23, endometriumi 8.7, mjeku me udhezoi ta merrja injekcionin pregnyl menjehere gjithashtu marredhenie seksuale duke filluar prej asaj dite per tri dite rresht, dhe ne diten e 13 kisha dhimbjen e zakonshme te ovulacionit, e cila pushoi te nesermen. Sot ne mengjes (dita e 15 e cm)pasi u zgjova filloi nje dhimbje e forte e barkut prej te ciles nuk mund te drejtohesha (e lokalizuar perfundi kerthizes, ne thellesi te barkut), saqe gati me sillte ne agoni dhe djersitje, dhimbja e madhe vazhdoi per 1/2 ore pasi menjehere perdora analgetik, tani akoma kam dhimbje por me te vogla, ceki se gjate kollitjes kam ndjenje sikur diqka do te me del kah vagina apo anusi. Dhimbja po me mundon dhe jam ne merak te madh, qka mund te jete kjo dhimbje, a mund te jete e lidhur me ovulacion, mundesi per fillimin e shtatzanise apo qfare mund te jete. Ne pamundesi te shkoj te mjeku dhe per shkak qe kam besim te madh te Ju, ju lutem te ma ktheni pergjigjen. ju falenderoj nga zemra.

Meri Meri (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri

Dhimbja që ankon mund të jetë e lidhur me ovulacionin, por zakonisht intensiteti i dhimbjes nuk është kaq i fortë sa e përshkruan. Të rekomadnoj që pa tjetër të kontaktosh një mjek gjinekolog për të bërë një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe sasinë e likidit amniotik që mund të ketë në Duglas.

Gjithë të mirat.

/komuniteti