Vonesa e ciklit
Ama Dr
(11 vite më parë)
Përshëndetje Ama
Me sa përshkruan është e mundur të kesh një çrregullim të nivelit të hormoneve. Të rekomandoj të kontrollohesh tek mjeku për të bërë vizitë gjinekologjike dhe ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Mjeku mund të rekomandoj edhe disa analiza të tjera suplemtare, për të vlerësuar gjendjen e përgjithshme të shëndetit tënd riprodhues.
Gjithë të mirat.
prsh DR.Mimoza! jam nje 23 vjecare kam nje femije 2vjec e gjysem.kam ber lindje me operacion,qe pas lindjes nuk e kam pas ciklin te rregullt por gjithmon me crregullime,para shtat muajsh mu vonua 2 muaj bera vizit dhe kisha nje cist 3 cm.pasi u mjekova dr me tha qe duhet te beja dhe nje vizit pas 6 muajsh dmth ne dhjetor.por un nuk e bera.mestruacionet e fundit i kam pas me 25 dhjetor.qe ateher nuk me kan ardhur me. kam vetem fryrje dhe dhimbje barku ,testi negativ.nuk e di cfar po ndodh me trupin tim????????e di qe u zgjata shume por desha te jem e sakte.ju lutem nje pergjigje e shpejt e juaja do me qetesonte shum, ju uroj gjith te mirat!flm