Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemike ne shtatzeni

jam 22 vjeqare jam shtatzene ne muajin e 7 dhe eshte femija i par qe pres. por jam teper pa gjaksi. mjeku me ka propozu qe te perdor mushkni te pule, sfeklla, d.m.th gjitha gjerat jam tu i perdor per gjak qe 7 muaj por ska efekt, kam frik qe do te kem shum problem ne lindje.

Mergime Shabani (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mergime

Urgjentisht të bësh dy analiza kryesore; - ferretineminë dhe sidereminë. Në bazë të rezultateve të këtyre analizave, duhet të fillosh trajtim me hekur. Analizat tregoja mjekut hematolog (mjeku i gjakut), i cili do të filloj pa tjetër trajtim me hekur. Pas stabilizimit të gjendjes, trajtimi me hekur do vazhdohet si suplement çdo ditë deri 40 ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë

/komuniteti