Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur duhet te behet tesit i sindromit te daunit per femijen?

Pershendetje jam ne javen e 13 te shtatzanis desha ta di se kur duhet te behet testi per sindromin e daunit, pasi jetoj ne maqedoni dhe gjinekologen e kam maqedonase ajo neve shqiptarve na injoron kur i bejm pyetje me respektete vecanta per ju, pres pergjigje

Hasie Alili (11 vite më parë)

Dr. Mirvete Shabani - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mirvete Shabani

Pershendetje,

Me vjen shume keq per injorancen e gjinekologes ndaj jush, kjo nuk duhet te ndodhe nga ana e mjekut pamare parasyshe nacionalitetin.

Per te perjashtuar Daun Sindrom egzistojne dy metoda: Metoda joinvasive dhe metoda invasive.

Metoda joinvazive perfshine:

1. matjen e transparences se qafes se fetit qe behet nga java 11+0 deri ne javen e 14+0 te shtatezanise

2. Triple testi ( AFP, hCG, Estradioli) qe caktohet permes gjakut te nenes nga java 14+0 deri ne javen 17+6 te shtatezanise.

Metoda invasive ( nji nder to qe behet me se shpeshi) eshte:

Amniozentesa ( marrja permes shprices e lengut amnial ) qe behet nga java e 15+0 e shtatezanise.

Generell ne Kliniken tone nese pacientja nuk eshte mbi moshen 36 vjeqare propozohen se pari metodat joinvasive e mvaresisht nga rezultati vendoset per proceduren e metutjeshme.

Gjithe te mirat.

/komuniteti