Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte problem pesha?

Pershendetje jam 21 vjec dhe 45 kg 1.59 e gjate kemi deshir te fillojm nje shtatzani a edhte problem pesha qe jam e dobet? Para 4 muajsh kam patur abort blight ovum kam ber analizen e urines ka dal sterile dhe stricho ka dal bakterie a eshte infeksion e rende dhe kjo mund te jet shkaktari qe skishte embrion? Kurse burri beri spermogramen ka dal ne norma por kishte leukocidet e larta a mund te ishte ky infeksion qe coi ne shtatzani pa embrion? Edhe nje pytje para se te nis them te filloi acidin folik dhe a pihet dhe ne ditet e menstruacioneve ? Flm

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ori

Shkaqet e diagnozës që ka çuar në abort janë të panjohura. Infeksioni yt dhe i bashkëshortit, duhen trajtuar, pasi edhe mund të jenë shkak për mos mbetjen shtatzënë. Të rekomandoj të bash vizitë gjinekologjike për të vlerësuar gjendjes e qafës së mitrës dhe analizë e kulturë të sekrecioneve vaginale. Edhe bashkëshorti të bëj spermogramën. Rezultatet tregoja mjeku gjinekolog për trajtim.

Të uroj fat.

/komuniteti