Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas lindjes

Pershendetje. Kam lindur qe 4 jave, jam e qepur poshte nuk e di sa kopce por nganjehere kam dhimbje, e perdori sprej Bivacyn. A mund te kem marredhenie kam frike se mos po i pelcas penjte, kemi tentuar por kam pasur pak dhimbje dhe nuk kemi vazhduar me tej. Cfare me keshilloni te bej a mund te kem marredhenie ose jo? Shpresoj te me pergjegjeni sepse 2-3 here po ju shkruaj e nuk po i marre pergjegjjet nga ju. Flm shume.

Noela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Noela

Nëqoftëse plaga e suturuar/qepur është e mbylluar, atëherë mund të kruhesh marrëdhënie seksuale. Si fillim është mirë që të përdorësh xhel neutral, për të lehtësuar marrëdhënies. Nëqoftëse dhimbjet do të jenë të mëdha pas disa herë kontaktesh seksuale, kontakto mjekun që ka kryer suturën për të vlerësuar cilësinë e saj dhe mundësinë e korrigjimit nëse është e mundur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti