A kam përsëri kiste?
Morena
(15 vite më parë)
Pershendetje Morena,
Kjo eshte e ashtuquajtura gjakrrjedhje intermenstruale. Nuk ka te beje me kistet qe ke pasur me pare ne vezore. Nuk do te sqaroj mekanizmin e paraqitjes se kesaj gjakrrjedhjeje, por dua te te siguroj se nuk ke arsye qe te behesh merak. Nese kane kaluar me shume se 12 muaj qe je duke u perpjekur te mbetesh shtatzene, atehere ti dhe/ose partneri yt keni nevoje per mjekim.
Pershendetje! Jam Morena 24 vjec dhe jam e martuar doja tju beja nje pyetje. 8-9 dite pasi me kishin mbaruar periodat vura re se me ishin bere mbathjet me gjak dhe keshtu ka vazhduar deri ne kete moment qe po ju pyes, dmth jo gjak si ne rastin kur jam me perioda po me pak dhe dhe ngyre me e hapur! Ajo qe me shqeteson eshte fakti se mos kjo lajmeron pranine e ndonje kisti, se para disa muajsh jam vizituar se kisha kiste ku dhe jam kuruar! Pra mos po perseritet serish e njejta gje dhe kjo do te me pengoje te ngel shtatzene? Ju lutem me ktheni pergjigje se jam shume e shqetesuar! Faleminderit! Gjithe te mirat!