A jam shtatzënë?
Anab
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Për të marrë një rezultat të besueshëm, të rekomandoj që testin shtëpiak të shtatzënisë ta bësh javën e para pas datës së pritshme të gjakrrjedhjes së ciklit menstrual të rradhës.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, ju lutem a keni mundesi te me informoni se kur mund te behet testi i shtatzenise, a eshte e domosdoshme te pres menstruacionet e ardhshme a do te me vonohen, apo mund ta bej edhe tani? Une kam lindur nje djale para pese muajsh, dhe te gjithe me kane thene qe pas lindjes mund te mbes shtatzene menjehere, une kam nje parandjenje qe jam shtatzene perseri ngase me shfaqen disa simptoma sikur ne shtatzenine e pare. Mirepo ciklin menstrual te radhes e kam me 22/12/2011 dhe deri atehere nuk kam durim te pres, keshtu qe deshta te pyes a mund ta beje edhe tani testin? Ju flm shume ne pergjegjen tuaj.