Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qumështi i gjirit

Doktoreshe, kam vajzen 5 muajshe qe nga muaji i 3 qumeshti me eshte ndalur vet vetiu, edhe ashtu nuk kam pas shume. Une nuk kam pire asgje per ta ndal gjirin. Tash para disa dite i shtrengova majet dhe me dul nje pike si qumesht me ngjyre te perzier. A eshte kjo e demshme per organizem, a duhet te mar ndonje ilac?

Dardana15 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dardana

Edhe rastet siç përshkruan, nuk mungojnë në komunitetin femëror që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri. Prandaj nuk ka asgjë për tu shqetësuar, por të këshilloj që të mos i shtryllësh gjinjtë apo thithkat sepse mund të dëmtohen.

Për ushqimin e fëmijës, drejtoju ushqimeve artificiale dhe të jesh e sigurtë e sigurtë se fëmija do të rritet i shëndetshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti