Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fjetja gjate shtatzanise

Pershendetje doktoresh. Jam ne javen e 28 te shtatzanise. Shpeshhere naten e gjej veten qe fle me shpine. A ka ndo1 problem per bebin? Mundohem te fle majtas por si duket me vjen natyrshem. Ju falenderoj

Ori A (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ori,

Mirë është që pozicioni i qëndrimit shtrirë, të jetë anash majtas. Por nëse ndihesh komode në shpinë, mund të qëndrosh edhe ashtu. Nuk është e detyrueshme qëndrimi anash majtas, pavarësisht se rekomandohet pasi oksigjenimi i bebit bëhet më i mirë në këtë pozicion.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Ori A (11 vite më parë)
Ju falenderoj shume per pergjigjen e shpejte.

/komuniteti