Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth rezultatit të spermogramit

Pershendetje e nderuar Dr. Mimoza, te kam shkruar edhe me heret qe jam duke provuar te mbetem shtatzene, stisho vaginale bakteriale kam bere, papatest te gjitha por ne muajin e kaluar kam pas problem me rritje te folekulave dhe jam duke u tajtuar me Klomifen. Por kam bere edhe analizen e burrit te spermogramit dhe rezultati eshte kjo abstenimi 10 konsistenca e lengshme koha e likvimit 25 ngjyra e verdhe e zbehte nr. i spermatozoideve 76 shkalla e viskozitetit 1 por ketu me poshte shkruan bakterje mjaft dhe leukocite 8-10. Kerkoj shume ndjese se pak e zgjata por te lutem a mund te me tregosh perafersisht se a ka nevoje per sherim burri apo jo dhe a mund te kem sukses me rritje te folekulave? Flm shume, perzemersisht te pershendes.

F Hoti (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Analizën e spermogramës së bashkëshortit tënd, tregoja mjekun androlog për interpretim. Ai është specialisti i cili do të përshkruan trajtimin medikamentoz nëse është i nevojshëm.

Trajtimi me klomifen është trajtim adekuat, sepse influencon në maturimin e folikulit. Vazhdo trajtimin sipas këshillës që të ka dhënë mjeku.

Gjithë të mirat.

/komuniteti