Therrje vaginale
Arbenita Emini
(11 vite më parë)
Përshëndetje Arbenita
Shtatzënia binjake ka mundësi të mëdha për lindje parakohe në krahasim me shtatzënitë unike. Me sa shkruan, nuk ke përsëri shtatzëni binjake. Të rekomandoj që në javën e 28-të të shtatzënisë, të bësh ekzaminim ekografik ku të vlerësohet cervikometria (gjatësia e qafës së mitrës dhe gjërësia e kanalit cervikal). Gjithashtu bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar mundësinë e vaginozës bakteriale e cila shton rrezikun për lindje parakohe, si dhe një kontroll tek mjeku stomatolog për të përjashtuar praninë e ndonjë infeksioni për rreth dhëmbëve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar.. Jam shtatzen me lindjen e dytè, jam 21 javèshe deri tani isha mire vetem dje kisha therje vaginale por jo shumè shpesh. Perdor uterogestan 200 vaginal, magnesium dhe femibion'2.. Edhe nji jave e kam kontrollen e radhes me 4d.. Por desha te theksoj qe ne lindjen e pare kisha binjakè dhe pata probleme dhe lindje parakohe, andaj kam frikè se mos me pèrseritet gjeja e njejt. Cili eshte mendimi juaj. Ju falenderoj per kohèn.