javë pas jave
Përshëndetje Rina
Ajo që përshkruan mundet të jetë një çrregullim menstrual, i cili nuk mund të merret parasysh nëse nuk përsëritet në ciklet e tjera menstruale. Nëse kjo situatë do përsëritet, kontakto mjekun gjinekolog për të vlerësuar shkakun e këtij çrregullimi menstrual.
Nëse nga ekzaminim ekografik ka rezultuar një fibromiomë subseroze, që do të thotë që nuk e prish tërrësinë e kavitetit uterin, nuk përbën shkak për abortet që kanë ndodhur. Përpara se tentosh për shtatzëni, të rekomandoj të bësh këshillim parakoncepsional, ku përfshihen një seri ekzaminimesh dhe analizash për të vlerësuar shëndetin tënd riprodhues, por edhe bashkëshorti duhet të bëj spermogramën. Nga ekzaminimet, mund të vlerësohet edhe një shkak i mundshëm mbi ndodhinë e aborteve.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe. jam 27 vjeqare, kam pasur dy aborte, kam jasht mitrres nje miom po mjeket me thone qe aj nuk eshte shkaktar i aborteve. Abortet po me shkaktohen nga gjakderdhja. zakonisht ciklin e kam qdo 26 dite (5 dite me cikel,21 paster) po pas abortit te dyte vetem nga 3 dite kam cikel edhe shume pak. Heren e fu dit kisha vonese 3 dite, kiaha simptoma sikur jam shtatzene (mundime, dhimbje te madhe gjoksi, marramendje), po pas 3 diteve me erdhen mujoret. Diten e pare kisha normal, diten e dyte shume pak, diten e 3 veten me leter kur pastrohem e verej si ngjyre te pembe dhe ende kam dhimbje gjoksi . Te lutem me keshillo qfare te bej. Te falenderoj