Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kokat e cara te gjoksit

Po te shkruaj per.Motren time. Asaj kokat e gjoksit i ja ai te cara cara, te kuqe. Si plage. Cfare mund te jete kjo, motra eshte beqare . Dhe ka shume gjoks. Jam pak ne merak doktoreshe. Ju lutem nje pergjigje. Faleminderit shume

Romela Bare (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Romela

Mundet të jetë i pranishëm një infeksion mykotik, i thithave të gjirit të motrës tënde. Kjo situatë mund të qetësohet nëpërmjet lyerjes me pomade antimykotike. Mirë do jetë që motra të bëj kulturë të vëndeve ku gjiri paraqitet i çarë, për të vlerësuar mundësinë edhe të ndonjë infeksioni tjetër që mund të jetë i pranishëm.

Shërim të shpejtë motrës.

/komuniteti