Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni dhe seksi

Pershendetje e nderuara doktoreshe, kam nje pyetje rreth infeksionit, pasi qe bera nje kontrolle te nje gjinekolog, me doli qe jam e infektuar dhe me udhezoi qe te perdore kapsulat MAC MIROR-COMPLEX, mirepo pyetja qe une duhet te bej eshte se, a eshte e lejuar marredhenia seksuale gjate kesaj terapie? Faleminderit per mirekuptim.

Lavdrina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdrina

Makmiror kompleks, përdoret për trajtimin e infeksioneve vaginale të mbivendosur si bakteriet, trikomonasin vaginal, kandida albikans dhe klamidia. Kur mjeku gjinekolog përshkruan preparateve kundër infeksioneve vaginale, ai duhet të rekomandoj që edhe bashkëshorti apo partneri të trajtohet paralelisht në të kundër marrëdhëniet seksuale nuk duhet të kryhen deri në përfundim të trajtimit dhe konfirmimit se infeksioni ka kaluar.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti