Anemia ne shtatzani
Mandushe :)
(11 vite më parë)
Përshëndetje Mandushe
Vlera e hemoglobinës është e ulët por e moderuar, megjithatë është e domosdoshme të merret hekur. Marrja e hekurit shoqërohet edhe me atë që ti tregon mbi jashtëqitjen. Për të vlerëuar dozën e sasisë së hekurit që duhet marrë, të rekomandoj të bësh analizë të ferritinemisë dhe sideremisë. Analizat vlerësojnë rezervat e hekurit dhe sasinë e hekurit qarkullues. Vlerat e analizave e orientojnë mjekun për dozën që duhet të merret. Rekomandohet që marrja e tabletave me hekur të bëhet pas marrjes së ushqimit, në drekë ose në darkë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh! Jam 18 javeshe shtatzan mirepo me eshte paraqite anemia kam hemoglobinen 110, mjeku me ka rekomandu 100 mg kapsull ne dite, mirepo problemi im eshte se kam jashteqitje me ngjyre te mbyllte gati ne te zeze, a eshte kjo per shkake te hekurit apo eshte diqka me serioze ? Faleminderit