Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problem me gjoksin

Pershendetje doktoresh, ne momentin qe kam filluar tentimet per shtatzani,(2 vite me pare) duke u nisur nga miket e mia qe ishin konsultuar me mjek, nisa te merja acid folik me idene qe nuk me shkaktonte gje marja e tij...mirepo nuk e dija qe nuk duhet mare per shume muaj dhe e kam pire per gati 1 vit pasi dhe shtatzane nuk po ngelja...kete periudhe fillova te ndjeja disa cpime ne njerin gjoks dhe mendoja mos ishte shenje shtatzanie,derisa dallova vete nje gjender te vogel te njeri gjoks...shkova bera eko dhe mjeku ekograf tha qe eshte cist i thjesht pa probleme...mjekim nuk kam mare. Keto dite gjinekologu me tha qe per shtatzani mund te perdor clomid ose injeksion por harrova tja them probl e gjoksit. Dua te di: A mund te kem probl serioz me gjoksin pasi shum vizita nuk kam bere??? A ka problem po te perdor keto stimuluesit e ovulimit?? Faleminderit

Ilda Ilda (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda

Në praktikën e klinikës ku punoj, nuk e konsiderojnë si problem marrjen e acidit folik pa ndërprerë apo dhe mbi dozë. Ankesa në gjoks nuk lidhet aspak me marrjen e acidit folik dhe më vjen mirë që problemi është fokusuar vetëm në një kist. Por, të rekomandoj ta kesh nën vëzhgim dhe të marrësh masa për trajtim kirurgjikal apo medikamentoz.

Mund të tentosh për shtatzëni edhe duke përdorur stimulues, por, gjithënjë duhet të kesh parasysh ecurinë e kistit.

Gjithë të mirat.

Ilda Ilda (11 vite më parë)
Ju falenderoj shume...Me kane thene per evening promrose oil, por kam merak ti perdor..Po vaji i linit a ka efekt?

/komuniteti