Dhimbja e barkut gjatë menstruacioneve
Diana Z
(15 vite më parë)
Përshëndetje Diana
Çrregullimi menstrual dhe i shoqëruar me dhimbje kur menstruacionet vijnë, tregon se ekziston një problem. Mirë bën që dhimbjet i dominon me paracetamol, por mendoj se duhet një zgjidhje përfundimtare. Prandaj të rekomandoj të kontaktosh mjekun gjinekolog. Nëse e sheh të arsyeshme je e mirëpritur në klinikën ku unë punoj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, jam nje nene 21 vjeçare, kam lind qe 14 muaj, para se ta kem vajzen kam patur gjithmone dhimbje te medha te fundit te barkut, pasi qe linda me kane ardhe vetem 2 here menstruacionet, te fundit i kam pas ne muajin mars, pa dhimbje te barkut. Sot ne mengjes kur u zgjova ndjeva dhimbje te barkut dhe me kishin ardhur menstruacionet,. Tani veç ka fillu me u rrit dhimbja e barkut dhe e morra nje hap Paracetamol, gjithmone me kalon vetem keshtu dhimbja, dua te te pyes se a ka ndonje hap apo diçka tjeter qe mundet te ma ndale dhimbjen, dua te theksoj se vajzen e kam ne gji. Te pershendes shume.