Probleme me infeksionin perseri
Etleva Sula
(11 vite më parë)
Përshëndetje Etleva
Nga sa përshkrun, të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale që të vlerësohet shkaku i infeksionit. Antibiograma apo mykograma, do të tregojnë llojin e antibiotikut dhe antimykotikut më efikas. Nuk të rekomandoj të marrësh trajtim pa këshillën e mjekut gjinekolog. Meqë do tentosh për shtatzëni, duhet të bësh një seri analizash dhe ekzaminimesh specifike të cilat vlerësojnë shëndetin tënd riprodhues pa harruar dhe kryerjen e spermogramës së bashkëshortit.
Gjithë të mirat.
E dashur doktoresh Mimoza! ju kam shkruar para 7 muajsh dhe po ua pershkruaj nga fillimi perseri... Pasi kisha pak lendim gjate marredhenies dhe gjakosje ju me keshilluat pap test dhe vizite,mjekja gjate vizites konstatoi nje infeksion mykotik dhe me tha qe lendohet mukoza sepse eshte e semure nga infeksioni prandaj ndodh gjakosja ,edhe gjate vizites ndodhi pak gjakosje e vogel, mjekja me dha neo penotran forte dhe u ndjeva shume mire pas mjekimit nuk ndodhi me problemi i lendimit ... nderkohe pap testi me doli shume mire pergjigjen e tij ua shkruajta edhe juve dhe me thate qe eshte shume mire pas dy vjetesh mund te bej tjeter pap test sipas mjekes sepse nuk ka asnje problem,problemi qendronte vetem tek infeksioni mesa kuptova.... mirepo tani pas 7 muajsh ndiej qe po me perseritet infeksioni perseri dhe nuk di cfare te bej??? a te bej strisho apo te rimarr perseri neo penotran forte qe mora heren e pare... po fillojme te planifikojme edhe shtatzani dhe me ka merzitur puna e infeksionit shume ... ju lutem nje pergjigje ? Faleminderit paraprakisht