javë pas jave
Përshëndetje
Artikulli i botuar është një përmbledhje informative, për HIV/AIDS dhe e përshtatur nga unë. Në paragrafin mbi faktorët e transmetimit me rrezik të ulët, janë vlerësuar edhe “vizitat e rastësishme nëpër sallat estetike të bukurisë”. Duhet ditur se autorët e materialit, janë referuar rezultateve të studimeve të realizuara realisht.
“Vizitat e rastësishme nëpër sallat estetike të bukurisë” janë klasifikuar si faktor të transmetimit me rrezik të ulët të HIV-it, për shkak të pajisjeve dhe veglat që përdoren gjatë depilimin, pastrimit/prerjes së mishrave të thonjve, prerjes së thonjve, krehjes së flokëve, heqjes së kallove etj. Me vizitat e rastësishme, kuptohen klientët jo të përhershëm, dhe ku kujdesi për pastrimin dhe sterilizimin e pajisjeve dhe mjeteve të punës mundet të mos u kushtohet vëmëndje e veçantë.
Shpresoj të kem qënë e dobishme me përgjigjen time.


Pershendetje doktoreshe. Kam lexuar artikullin e juaj per HIV/AIDS dhe aty thote qe rreziqet gjthashtu ekzistojne ne sallonet e estetikes?! Mund te me tregosh cilat jane ato rreziqe? Ne depilim, heqje te vetullave apo grimi, mund te ma shpjegosh me hollesisht ju lutem?