Rreth mundësisë së mbeturi shtatzënë
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Pershendetje Pranvera,
Pas lindjes derisa e ke beben ne gji prodhohet hormoni prolaktine qe si qellim ka prodhimin e qumeshtit nga gjiri, por njekohesisht e pengon ovulacionin. Ovulacioni eshte procesi i lirimit te qelizes veze nga vezoret. Domethene nese nuk ka ovulacion, nuk do te kete qelize veze e rrjedhimisht nuk mund te vie te shtatzenia. PRA, gjasat qe ti te mbetesh shtatzene jane shume te vogla, por nuk jane zero, prandaj nese kerkon nje mbrojtje te qindperqindte konsultohu me gjinekologun tend per te marre rekomandimin e tij per ndonje metode shtese kontraceptive.


Pershendetje Dr, desha te pyes se a mund te mbetesh shtatzene nese pas lindjes nuk me kane ardhur ende menstruacionet, kam beben ne gji? Faleminderit.