Cikli pas lindjes
Jonii
(15 vite më parë)
Përshëndetje Joni
Gjidhënia rigoroze influencon në mungesën menstruale, një çrregullim sado i vogël i gjidhënies sjell cikël menstrual i cili mund të jetë edhe i çrregullt.
Për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve, bëj një ekzaminim tjetër ekografik.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Po ju shkruaj perseri ne lidhje me ciklin pas lindjes. Une kam lindur me operim para 2 muaj e gjysme. Djalin e ushqej me qumesht gjiri. Fiks pas 1 muaji kam patur ciklin menstrual, sipas doktorit qe konsultova me tha se nenat qe kane qumesht gjiri nuk kane cikel, por jam e sigurt qe ishte cikli, kam patur po te njejtat simptoma qe kisha edhe para shtatzenise. Ne diten e 45 kam bere nje eko qe doli shume mire. Dhe rreth 3 dite me pare pata perseri ciklin. Ju lutem me thoni nese kjo eshte normale apo duhet te shqetesohem? Ju falenderoj per pergjigje. Gjithe te mirat.