A eshte infeksioni arsye pse s`po mbes shtatzene?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Loresa
Edhe mundet që infeskioni vaginal të jetë faktor në mos mbetjen shtatzënë. Prandaj këshillohet që përpara se të tentohet për shtaztëni, duhet të trajtohen të gjitha llojet e infeksioneve sidomos ato vaginale.
Infeksioni duhet trajtuar në bazë të antibiogramës. Bashkëshorti krahas spermogramës, të bëjë edhe spermokulturë për vlerësuar nëse edhe tek ai është i pranishëm infeksioni. Nëse po, trajtimi duhet të bëhet paralel.
Gjithë të mirat.


Pershendetje ! Gjate kotrolles tek gjinekologia konstatoi qe: mitra vagina vezoret gjitha janw ne rregull me madhesi dhe pozite normale per te mbet shtatzen. Ne analiza me doli per here te dyte bakteri esheriacoli. Kam perdor vaginaleta por e kote. Me tha edhe burri te bej spermogramin. Tentoj qe 6 muaj per shtatzeni. Jam kureshtare te di a eshte ky infeksion arsyeja pse spo mbes shtatzen? Falemi derit per kohen dhe mundin. Cdo te mire