Përse më janë vonuar menstruacionet?
Matilda Hoxha
(15 vite më parë)
Përshëndetje Matilda
Vonesa menstruale, mund të ketë shkaqe të ndryshme ndër. Tabletat e rekomanduara nga mjekja, shërbejnë për të ardhur menstruacionet. Zakonisht jepen 10 tableta për pesë ditë, dy herë nga një në ditë, oral pas buke dhe pritet për pesë ditë pa trajtim. Po të jetë çrregullim menstrual, brënda këtyre ditëve menstruacionet rikthehen normalisht. Por mundet edhe një çrregullim i nivelit të hormoneve në gjak, për të cilin duhet të bësh një seri analizash hormonale dhe në bazë të rezultateve, mjekja do të japë trajtimin e duhur.
Vetëm pasi të jetë rregulluar cikli menstrual, mund të tentohet për shtatzëni.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, do doja te dija se perse me jane vonuar menstruacionet? Gjithmone i kam pasur te rregullta, tani nuk me kane ardhur po bej 16 dite qe nuk me kane ardhur dhe doja te dija se nese eshte e mundur per te ngelur shtatzene apo mund te jete vetem nje crregullim apo ndonje gje tjeter? Kam bere test por me ka dale negativ, plus kesaj kam shkuar tek gjenokologia dhe ajo me dha 5 kokerra por ato kokerrat me kane dhene nje dhimbje te barkut dhe fryrje gjoksi. Me respekt, Matilda. Faleminderit per mirekuptimin.