Vonesa e menstruacioneve
Merita p
(15 vite më parë)
Përshëndetje Merita
Mos mbetja shtatzënë pas lidhjes/prerjes së tubave, është 100% e sigurtë. Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë “gabimi”, bëj një test shtatzënie.
Megjithatë çrregullimi menstrual është i pranishëm edhe gjatë ushqyerjes me qumësht gjiri, kur ushqyerja nuk bëhet e rregullt dhe rigoroze. Në raste të tilla nuk ka vend për tu shqetësuar.
Gjithë të mirat.
Kam femijen 4 muajsh dhe e kam ne gji mirepo cikli me eshte vonuar qe afro dy jave kete muaj (cikli ka filluar menjehere pas nje muaji pas lindjes), a eshte e mundur qe kam mbetur prape shtatzene edhe pse une kam bere edhe lidhjen e tubave?