Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ti parandaloj striat?

Pershendetje, Po behem nene per here te pare, dhe tani jame ne muajin e 3-te, barku ka filluar te me rritet, atehere ju pys juve, se si mund ti parandaloj striat? apo me qka duhet ti lyej apo kur te filloj ta lyej? Falemnderit

Valentina Mekani (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina

Nuk ka asgjë të sigurtë në parandalimin e strijave, por kjo nuk do të thotë që të mos tentosh në parandalimin e tyre.

P.sh, cdo ditë pas dushit masazho ato pjesë të trupit (gjoksin, barkun, vithet, kofshët), që mendon apo dyshon se mund të shfaqen striat. Masazhin bëje me pomade ku dominon vitamina E. Pas masazhit, shplahu me ujë të ftohtë, sepse kjo gjë forcon lëkurën dhe rregullon qarkullimin e gjakut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti