Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Utrogestan

Gjinekologia para dy ditesh me keshilloje te marre utrogestan per 5 dite per te me ardhur menstruacionet pasi kisha disa folikula te pa cara ne vezore. Une kam filluar ti pi por ekziton mundesia qe une te jem shtatzene dhe doja tu pyesja se ka problem pirja e ketyre hormoneve gjate shtatzenise? Doktoresha me beri eko po me tha qe mund te jem me pak se 5 javeshe. Faleminderit!!!

mmmmmm (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Stela,

Utrogestani eshte nje bar gestagjen. Nese nuk je shtatzene, ky bar ben qe te te vijne menstruacionet, kurse nese je shtatzene e ndihmojne shtatzenine. Permbaju keshilles se gjinekologes dhe nese edhe pas kompletimit te terapise nuk do te te vijne menstruacionet, atehere duhet te besh edhe nje kontroll sepse me siguri te madhe duhet te jesh shtatzene.

/komuniteti