Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte e domosdoshme hsg?

Pershendetje doktoreshe. Te falenderoj per pergjigjet qe na jep. Na lehteson brengat qe kemi rreth ketyre problemeve. Une dua prap nje keshille nga ju. Pasi qe kam pas 2 aborte dhe nuk dihet shkaku doktori me rekomandoj qe te bej nje hsg per te pare mos kam nje pelhure ne miterr. Nuk e di nese eshte e nevojshe ose nese e boj a eshte e demshme ajo nderhyrje. une kam bere edhe ct te pelvikut te vogel nese do te ishe pelhura e pranishme a do te shihej ne ct apo jo. Mos te harroj qe abortet e mia po shkaktohen nga gjakderdhja ne javet e para te shtatzanise. Te falenderoj paraprakisht dhe te uroj pune te palodhshme

Ana Na (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Histero-salpingo-grafia (hsg), është ekzaminim specifik i cili vlerëson kalueshmërinë tubare dhe anomalitë e kavitetit uterin. Këtë ekzaminim duhet ta bësh, pavarësisht se ke bërë ct e pelvikut të vogël. Hsg, është procedurë që nuk sjell dëme apo efekte anësore negative.

Gjithë të mirat.

/komuniteti