Madhësia e bebit
Dije
(15 vite më parë)
Pershendetje Dije,
Fillimisht te uroj per shtatzenine. Te gjithe njerezit dallojne njeri nga tjetri. Njelloj edhe bebet dallojne mes vete, nuk jane te gjitha njelloj. Nje nene e madhe eshte normale qe lind nje bebe te madhe dhe anasjelltas.
Ndodhe ndonjehere qe beba rritet me shume se sa qe kalkulohet nga aparati ultrasonografik, por kjo rritje manifestohet shume me vone dhe jo ne javen 14, prandaj mos u merakos! Megjithate te rekomandoj te besh analizen e sheqerit ne gjak esull (quhet glikemia). Shpeshhere nenat te cilat kane sheqerit e rritur ne gjak, kane beben me te madhe.
Nese ke pyetje shtese mos hezito dhe me kontakto!
Dr. jem gati 14 jave shtatzene dhe gjinekologja me tha madhesia e bebit eshte pak me e madhe se sa duhet. A mund te jete problem madhesia per bebin? Ju faleminderit.