Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mos kam bere gabim?

Persh Dr Mimoza.tani sa lexova ne nje faqe ketu ne internet, qe kush ka patur nje abort nuk duhet te presi me shume se 6 muaj per te provuar prape, se ata qe presin me shume se 6 deri ne nje vit dhe provojn prape dhe ngelen shtatzane, jan gjasat me te medha per te patur perseri nje abort.Une jam ne merak se para nje viti pata abort dhe tani jam gati te provoj perseri po nga kjo qe lexova me hyri frika. Mos kam bere gabim qe kam pritur kaq gjate? Ju lutem nje pergjigje. Flm shume

Romela Bare (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Romela

Praktika në klinikën ku unë punoj, rekomandon që pas një aborti mirë është që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet jo më parë se 6-të muaj. Kjo kohë është e nevojshme për të vlerësuar shkakun e abotit dhe jep mundësi për trajtim nëse është e nevojshme.

Gjithashtu përpara se të tentosh për shtatzëni, bëj një këshillim parakoncepsional për të rivlerësuar gjendjen e shëndetit tënd riprodhues si dhe të bashkëshortit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti