Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kapsllëku gjatë shtatzënisë

Jam Alba dhe jam ne muajin e 8 te shtatzenise dhe kam probleme me barkun tim problemi eshte se nuk di si t`ua them po mbes kaps dhe per kete arsye shpeshhere me dhemb barku, ju lutem tregomeni cfare te bej qe te kem jashteqitje normale si gjithnje e mos te mbes kaps me?

Leonita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leonita

Rritja e nivelit të progesteronit, i cili është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve, gjë e cila favorizon kapsllëkun gjatë shtatzënisë. Me avancimin e shtatzënisë rritet mitra dhe kjo pastaj shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. Ai mund të rritet edhe nga disa trajtime gjatë shtatzënisë, si për shëmbull nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë.

Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto me kumbulla.

Nuk rekomandohen ilaçet e farmacisë. Ju duhet të shtoni ecjet në këmbë, pasi ecja vë në lëvizje muskulturën e zorrëve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti