Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit

Pershendetje e nderuar, kam nje pyetje per nje te afermen time, e cila eshte e martuar (31 vjecare), qe nje vit ka cikel te paket 2-3 dite, ciklin e ka te rregullt cdo 28 dite.. vlen te theksoj qe koheve te fundit ndien shume lodhje dhe para disa muajsh kishte problem me vetullen sepse i binte.. Pyetja ime eshte: A mund te jete kjo nga crregullimet hormonale, apo a mund te me tregoni ju se ku te drejtohet qe te bej analizat, dhe ku mendoni se qendron problemi? Ju faleminderit paraprakisht nese gjeni kohe te me pergjigjeni.. Cdo te mire!!

♥ Jona ♥ (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jona

Ardhja e gjakrrjedhjes menstruale me fluks të pakët mund të jetë një problem hormonal që mund të mos ketë lidhje me ankesën që shoqja ka për vetullën. Rekomandoje që të kontaktoj mjekun gjinekolog, i cili do t’i kërkoj një seri analizash specifike për të vlerësuar nëse ka apo jo ndryshime hormonale. Nëse është e domosdoshme, mjeku do japë trajtim të nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti