Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të kem ngelur shtatzënë?

Pershendetje Dr. Mund te me ndihmoni me nje pergjigje? Jam 25 vjec dhe gjithmone ditet e menstruacioneve i kam pasur te rregullta, muajin e pare me erdhen ne dt. 3 kete muaj duhet te vinin ne dt. 1. Bera nje test shtatzenie por doli negativ, besoj se ai tregon nqs jam shtatzene dhe pse e bera nga dt. 3? Apo duhet te mos e kisha bere kaq shpejt? (ne fakt kam pak ato sindroma si para menstruacioneve, dhimbje te gjoksit, ndjesine sikur me vijne por sa vjen nga dita ne dite dhe kjo ndjesi po kalon). Une kam rreth tre muaj qe provoj te ngelem shtatzene por kjo gje ska ndodhur! Mund te me jepni nje mendim? Shume faleminderit!

Ketina (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Ketina

Drejtohu tek mjeku për të bërë beta HCG dhe vërtetuar shtatzëninë e mundshme. Nëqoftëse shtatzënia nuk ka ndodhur, atëherë të rekomandoj që përpara se të tentosh për shtatzëni, të bësh një këshillim parakoncepsional. Për të mësur më shumë, lexo artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Dhe kërko nga mjekët zbatimin e këshillave që përshkruhen aty.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti