Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Pershendetje doktoresha. Une jam ne javen e 7 te shtatzenise. Me shqeteson fakti qe deri me sot kam patur dhimbje barku, te njejta me dhimbjet e menstruacioneve. Keto dhimbje i kam patur qe diten qe duhej te me vinin menstruacionet (por nuk me erdhen). Kam perdorur Spasmex dhe Utragestan (sipas keshilles se nje gjinekologu). Jane normale keto dhimbje? Dhimbjet jane rralluar, tani ndodh vetem njehere gjate gjithe dites qe ndjej nje si dhimbje te lehte ne bark. Kam bere edhe ekon e javes se 6 ku u ndjene te rrahurat e zemres se bebit. Te lutem, me kthe nje pergjigje se jam ne ankth, ngaqe me kane thene qe 3 muajt e pare jane te rrezikshem. Faleminderit, Alba

Alba Beu (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alba

Dhimbjet e barkut kur nuk janë të forta dhe kur nuk shoqërohen me gjakrrjedhje, konsiderohen si pasojë normale e shtatzënisë. Shumë mirë që ke përdorur preparatet mjeksore që ka rekomanduar mjeku, sepse me to është e mundur të shmangen pasojat negative.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Eda Luka (14 vite më parë)
Alba te njejtin problem e kam edhe un, e shoh se para disa muajve eshte bere pyetja dua ta di cka ndodhi a vazhduan dhimbsat?

/komuniteti