Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Foshnja në qafë të mitrës

Pershendetje, jam shtatzene ne muajin e 2 mjeku me ka thene qe jam shtatzene mirepo bebin e kam ne qafe te mitres, desha te pyes a eshte rrezik per mua dhe per bebin? Ju lutem te me pergjigjeni!

Buqa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Buqa

Nëqoftëse mjeku mendon se shtatzënia ndodhet e implantuar në qafën e mitrës, duhet të shtrohesh në maternitet/ shtëpinë e lindjes. Rreziku i kësaj shtatzënie është i madh. Mos neglizho, por kërko të shtrohesh menjëhrë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti