Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Doza e acidit folik

E nderuara Mimoza, Me keni dhene pergjigje ne pyetjen e pare si me poshte, por per shkak te shqetesimit e bera edhe pyetjen e dyte Pyetja ime e pare: Pershendetje, Po planifikoj te mbes shtatzane, qe dy muaj perdori acid folik, por doza qe une e kam perdorur eshte 5mg ne dite sepse ashtu ma kane dhene ne barnatore, e pasi qe tani planifikoj ta kem shtatzanine e pare se kam ditur cfare doze duhet te marre, ndersa po lexoj cdokund qe doza e prferua eshte 4mg, te lutem me trego nese i kam bere dicka keq organizmit ne parapergatitjen per shtatzani me kete doze me te madhe se 4 mg, dhe a duhet t'i marr tash nga 4mg, une ende se di a jam shtatzane, periodat e fundit i kam pasur me 31 janar. Te faleminderit paraprakisht Pergjija juaj Përshëndetje Filloreta, Sasia e acidit folik që ke marrë është e madhe, por nuk është vërtetuar dëmi që mund t’i shkatoj organizmit të nënës. Acidi folik merret 400 mikrogram një herë në ditë. Nuk duhet të përdorësh më shumë se 0.4 mg në ditë. Të uroj shumë fat. Pyetja ime e dyte: E nderuar, Kerkoj falje qe po te bezdis prape por jam e shqetesuar sepse tash kur i krahasoj e kuptoj qe kam marre doze shume te madhe ne krahasim me dozen e rekomanduar, une isha ne barnatore dhe blejta acid folik 0.4mg, por desha te konsultohem me ju a ta perdor tash qete doze 0.4 apo ta nderpres perkohesisht pasi qe deri tani kam marre shume, a mund ta balancoj, te faleminderit paraprakisht.

Lulja . (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Filloreta

Edhe një herë. Nuk është vërtetuar sa marrja mbi dozë e acidit folik të shkaktoj efekte anësore të dëmshme. Prëndaj të rekomandoj që të vazhdosh ta marrësh acidin folik dhe duhet ta konsumosh deri në fund të javës së 12-të të shtatënisë. Deri në këtë periudhë të shtatzënisë, është efekti i saj në mbrojtjen e tubit neural të bebit. Pas kësaj periudhe, marrja nuk bën dëm por është e kotë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti