Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ne kohen e ciklit sekrecion te kafta

Pershendetje, Ciklin e kam pas me 19 Janar, ne kete muaj e prita me 26 per arsyje se mua gjithmon me vjen 3 ose deri ne nje jav pas dates qe I kam pas, tash me 20 Shkurt me erdh vetem sekrecion I kaft as dhimbje barku as nje shenje te ciklit, pastaj te nesermen shume pak sekrecion kaft me dy tri pika gjak dhe ma jo, cfar mund te jet a ndodh qe kam mbet shtatezan app cfar eshte? Theksoj qe 1 vit tentoj per shtatezani. Gjitha te mirat

Vs S (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Edhe mundet të kësh mbetur shtatzënë, meqë po tenton për shtatzëni. Prandaj bëj një beta hCG për të vërtetuar praninë ose jo të shtatzënisë.

Nëse shtatzënia mungon, të rekomandoj që të bësh një këshillim parakoncepsional tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar shëndetin riprodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti