Qime ne fytyre
Eni Eni
(11 vite më parë)
Përshëndetje Eni
Unë të rekomandoj të përdorësh Diane – 35, 28 tableta çdo darkë nga një tabletë nga dita e parë e ciklit menstrual. Për muajin e parë (meqë nuk ke menstruacione), mund ta fillosh që nesër çdo darke nga një tabletë pa e harruar asnjë ditë. Trajtimi duhet të jetë i rregullt për 6-të muaj deri në një vit. Ekzaminimi ekografik që do bësh pës marrjes së preparatit që të rekomandova, do të vlerësoj gjendjen e vezoreve. Krahas kësaj, është e nevojshme të bësh analizë specifike që quhet receptorët insulinikë. Tregoja mjekut këtë analizë që të të rekomandoj marrjen ose jo të metforminës krahas Dianë-35.
Mos neglizho. Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965, pranë SUOGJ “Koço Gliozheni”.
Gjithë të mirat.
Doktoreshe un kam vezori mikrokistike dhe tani me kane dale qime ne mjeker, bark etj ndihem shume keq. Doktoresha me tha te filloj me nje pakete femoden derisa te me vije cikli ...Doja te dija a eshte i sakte si medikament apo mos eshte me mire perdorimi i yasmin... Cilin do me keshillonit ju? Dhe si perdoret sepse mua per mom me mungon cikli dhe duhet ta risjell edhe nje here nepermjet kontraceptiveve.