Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i crregulluar

Mirmrama doktoresh ka qe 4 muaj qe po tentoj per shtatzanin e 2t mirpo cikli mu ka qrregulluar para ktij muaji cikli mu vonua 10 dit e tash ket muaj me erdhi shum heret ne diten e 17 pa u ber 3 jav nuk e di qfar osht ne pyetje te gjinekologu kam qen tha se qdogje osht ne rregull tha se kam nje cist te vogel ne anen e djatht po sosht kurgjo problem e un spo di ku osht problemi qe mu ka qrregullu cikli dhe qe spo mbes shtatzan tpershendes nese ki koh per pergjigjje.

Maja .... (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda

Shkaku i çrregullimit të ciklit menstrual, mund të jetë edhe prania e kistit sado i vogël qoftë. Pas trajtimit të kistit, të këshilloj të bësh një këshillim parakoncepsional ku përfshihet vizita gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime specifike që vlerësojnë shëndetin riprodhues tëndin dhe të bashkëshortit, si dhe duhet të bësh edhe folikolo-metrinë (matja ekografikisht e madhësisë së folikulit).

Gjithë të mirat.

/komuniteti