Rreth marrëdhënies dhe shtatzënisë
Elvane
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elvane
Për të filluar një shtatzëni mjafton edhe vetëm një marrëdhënie seksuale e bërë në ditët e ovulacionit.
Por ti thua që gjakrrjedhjen e menstruacioneve e ke patur nga data 24-29 tetor 2011 dhe marrëdhënie seksuale ke bërë para 2 ditësh. Pra, gjatë kësaj periudhe nuk konfirmon se menstruacionet kanë ardhur edhe një herë tjetër, dhe kjo do të thotë se marrëdhënien seksuale e ke bërë pas afro 44 ditësh. Kjo marrëdhënie seksuale, nuk jep mundësinë për fillimin e shtatzënisë, sepse tek ty kanë munguar ditët e ovulacionit.
Për të konfirmuar mundësinë e fillimit të shtatzënisë, bëj një test shtëpiak ose beta HCG.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, desha ta bej nje pyetje, menstruacionet i kam pas me 24 10 2011 deri me 29 10 2011 deri para 2 dite nuk kam pas marredhenie e tani kam pas a mundem te mbetem shtatzene nese vec njehere kam flejte me burrin? Ju lutem ma ktheni pergjigjen pa vonese me tregoni, tung.