Alergjitë në shtatzëni
Geta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Geta
Lindaj cezariane mund të realizohet me dy lloj anestezi, anestezi lokale (spinale) dhe anestezi e përgjithshme. Nëse vendoset që lindja të jetë cezariane, atëherë prefero anestezinë e përgjithshme.
Unë preferoj lindjen natyrore edhe pse fëmija ka një xhiro kordoni. Ndjekje e kujdeshme gjatë aktivitetit të lindjes, gjithmonë kur madhësia e bebit përputhet me përmasat e baçinit të shtatzënës dhe ka vendosje korrekte, nuk ka arsye përse të mos mundësohet lindja normale natyrore. Nëqoftëse gjatë aktivitetit të lindjes mjeku konstaton çrregullim të rrahjeve së zemrës feate dhe fillimin e vuajtjes fetale uterine, atëherë në moment mund të shpejtohet lindja me prerje cezariane.
Të uroj shtatzëni dhe lindje të mbarë.
E nderuar, desha te ju beje nje pyetje lidhur me shtatzenine time, jam 25 vjecare dhe pres femijen e pare. Para disa viteve me eshte shfaqur alergjia nga Diclofenac dhe tani jam alergjike ne te gjithe analgjetiket. Tash jam ne javen e 35 gjinekologja ime ka konsatuar qe kordoni eshte i mbeshtjellur njehere rreth qafes se bebit por furnizimi me ushqim i bebes eshte normal per momentin. Atehere kerkoj keshillen nga ju se a paraqet rrezik per mua lindja cezariane per shkak te alergjise, a po rrezikohet beba nese beje lindje natyrale?