Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregullime në organizëm

Pershendetje, kam bere abort ne muajn korrik ne menyre medikale kam kohe qe ha jashte mase shume dhe po shtoj shume ne peshe. Pas cdo ushqimi qe ha e ndiej veten shume te fryre, para ciklit me nisin dhimbjet 10 dite para, kam bere vizite tek gjinekologu dhe me ka thene qe cdo gje eshte mire. Ne fakt jam shume e shqetesuar qe shikoj shume crregullime ne organizem dhe here-here dhimbje ne anen e majte te barkut, ju falimininderit per pergjigje.

Djana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diana

Mundet që shtimi i masës ushqimore të jetë edhe nga stresi i abortit, por ti duhet ta dominosh atë sepse nuk ke arsye që të ushqehesh pa masë dhe kontroll. Shtimi në peshë nuk është i mirë edhe për fillimin e shtatzënisë, sepse femrat obezë kanë mundësi më të zvogluara për shtatzëni.

Dhimbja e barkut mund të jetë edhe nga masa ushqimore që konsumon. Për të vlerësuar ndjenjën e fryerjes, bëj një analizë të feçeve për të përjashtuar mundësinë e një problem në zorrë apo stomak.

Gjithë të mirat.

/komuniteti