Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Imunoglobina

Pershendetje Doktorresh kam nje pyetje deshta te di jam ne javen e 16 te shtatzanis dhe esht shtatzania ime e dyt por kam grupin e gjakut 0 rh negativ dhe ne shtatzanin e par nuk e kam mar vaksinen po ashtu edhe pas lindjes nuk e kam marr tasht mjeku me ka then ne muajin e pest te bej testin e combsit indirekt e deshta te di qe nese me del negativ dmth qe skam anti trupa a duhet ta mar ne shtzani e nese e mar a esht per ket shtatzani apo per shtatzanin e rradhes dhe nje gje se kam te kjart se a esht kjo imunoglobina dhe rogami nje apo jan ndryshe nga njera tjetra me falni qe e zgjata shum por jam shum ne stres faleminderit shum te uroj pun te mbar.

Tina Doni (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Edhe nëse testi Coombs-it rezuton negativ, në javën e 28-të të shtatzënisë rekomandohet marrja e imunoglobulinës antirhezus. Ky injeksion është i vlefshëm për shtatzëninë aktuale. Pas lindjes, nëse bebi rezulton me faktorin rhezus pozitiv, rekomandohet marrja e imunoglobulinës antirhezus deri 72-rë pas lindjes, i vlefshëm për shtatzëninë e ardhshme.

Imunoglobulina dhe rogam është e njëjta gjë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti