Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mund të jem shtatzënë?

Pershendetje. Jam 30 vjeqare dhe nene e nje vajze 3 vjeqare. Tani ka 2 muaj qe kemi filluar te provojme per te ngelur prape shtatzene. Ju lutem me tregoni a ka gjasa te mbetem shtatzene por te mos kem fare simptome (flas per kohen para mungeses se ciklit menstrual). E them kete sepse ne shtatzenine e pare e kam ditur tere kohen qe jam shtatzene pra kam pas simptome shume te theksuara. Ju pershendes e gjithe te mirat.

Shqipe I (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nuk është e thënë që shtatzënia të shoqërohet me simptoma, që përshkruhen edhe në artikujt e kësaj faqeje dhe e vetmja shenja mbetet mungesa e menstrucioneve. Kjo situatë mund të ndodhë edhe ty në shtatzëninë e ardhshme.

Gjithë të mirat.

Shqipe I (14 vite më parë)
Flm shume dr. Keni pasur plotesisht te drejte. Une tanime jam shtatezene dhe simptoma e vetme ishte vonesa e ciklit menstrual. Gjithe te mirat per juve e flm shume.

/komuniteti