Java 34 e shtatzenise dhe shqetesimet
Elida Berisha
(11 vite më parë)
Përshëndetje Elida
Unë të rekomadoj që lindjen ta planifikosh pas javë së 39-të të shatztënisë, sepse pas kësaj periudhe ndodh maturimi maksimal i mushkrive të bebit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dokotorreshe, Jam shtatezane java 34, shtatzania e 2-te, lindja e pare eshte ba me operacion cezarian beba ka peshu 3,900 kg. Nga kontrrolla e fundit qe e pata te mjeku im (te shtunen me 28.02.2015)rezultoi se beba ne bark peshon 3,200kg ne ate moment, me keshilla te mjekut bera analizat per sheqet glukoze dhe rezultuan te gjitha ne rregull po problemi im eshte se kam tere kohen mundime thartire dhe jam e lodhur jasht mase shum si dhe kam therrje te tepert ne fund te barkut. Mjeku ku une percjell shtatzanine me tha te shkoj prap pas 2 jave ne kontroll, pytja ime eshte a mund te linde ne javen e 36-37 nese beba ka peshe dhe meqe lindja behet me operacion a mund ta kerkoj une vet kete gje nga mjeku apo ka ndonje rrezik per foshnjen nese lind heret