Stresi si ndikim në moskonceptim
Adifete Krasniqi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Adifete
Stresi i madh mund të zvogëlojë dëshirën për marrëdhënie seksuale dhe mund të ndikojë në statusin hormonal si tek femra ashtu edhe tek mashkulli. Do të ishte mirë, që jo vetëm për shkak të planifikimit të shtatzënisë të zvogëlosh nivelin e stresit, por nëse është e mundur, të provosh ta lirosh edhe me anë të aktiviteteve të rregullta fizike si noti, shëtitja, udhëtimi me biçikletë etj. Nëse nuk ke kohë për marrëdhënie të rregullta seksuale, përcakto kohën e ovulimin, dhe kryeji ato në ditët e ovulacionit.
Gjithë të mirat dhe të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe Mimoza, jam Adifetja, deshiroj te mbes shtatzene, i kam 7 vite martese nuk kam mbet asnjehere, te gjitha analizat i kam ne rregull, ciklin e kam ne rregull, vetem kam shume stres dhe nervoze, nuk e di si ta largoj stresin, a ke ndonje menyre se si ta largoj te ma preferosh?