Hapat Klomifen
Lulja
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lulja
Klomifeni stimulon lirimin e hormoneve të domosdoshme për ovulacion. Ai përdoret sipas këshillës që të ka dhënë mjeku. Doza e nevojshme gjendet gjatë përdorimit, dhe sasia e vendosur nga mjeku duhet të përdoret së paku për tre muaj. Nëse shtatzënia nuk ndodh pas kësaj periudhe, klomifeni mund të përdoret edhe për tre muaj të tjerë. Nëse edhe pas kësaj periudhe shtatzënia nuk ndodh, trajtimi me klomifen nuk ka më kuptim dhe mjeku do të zgjedhë rrugë të tjera.
Gjithë të mirat dhe të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe e nderuar ju uroj pune te mbare, desha te pyes per hapat klomifen ne janar te 2011 kam pire hapa klomifen nga dy ne dite per pese dite me radhe...tash e kam nderru mjekun e me ka dhene prap klomifen me perdor edhe pse i pata tregu qe kam perdor njehere po kjo me ka thene qe prej te pestes dite qe me kane ardhen menstracionet me i perdor pese dite nga nje ne dite....tu kisha lutur te me tregosh a jane te demshme edhe a duhet nga nje ne dite me perdor apo nga dy...dhe sa eshte mundesia me mbet shtatezene si ti perdori se shume jam tu deshte me pas nje femije....me respekt Lulja.