Crregullimet mestruale
Erjona Kapaj
(11 vite më parë)
Përshëndetje Erjona
Të rekomandoj që të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësur gjendjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve. Të domosdoshme janë edhe realizmi i disa analizave hormonale specifike që vlerësojnë shëndetin riprodhues. Nga rezultatet mjeku do të diagnostikojë shkakun e çrregullimit menstrual dhe do të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe Jam 30 vjece dhe kam nje vajz 3 vjece.Mestruacionet i kam patur te rregullta para dhe pas lindjes,cikel 31 ditesh,kohezgjata 4-5 dite.Ka disa muaj qe kam crregullime,kam patur vonesa deri ne 15 dite,muajin tjeter ne rregull pastaj perseri vonesa.Aktualisht kam 7 dite vones.Kam shenja si:dhimbje mesi,barku,gjoksi.Ju lutem cfar me keshilloni qe ti kem perseri te rregullta pasi jam duke programuar nje shtatzani te dyte duke llogaritur diten e ovulimit. Faleminderit . Pune te mbare!