Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekzaminimi

Faleminderit zonja keta per kohen dhe kujdesin tend ndaj ne grave. Jeni shume e mire. Deshta ta pershkruaj ekzaminimin tim por qe ne gjuhen mjekesore nuk e kam kuptuar si dhe gjinekologia nuk ma shpjegoi mire. Ekzaminimi gjinekologjik: vulva dhe vagina si dhe pvu me skuqje te leht, sekret te shtuar vaginal me ere te keqe. Strisho vaginale dhe cervikale: abdomeni i bute, nuk i palpohen formacione pathologjike ne te dy parametrijat. Mitra me dimenzione dhe struktur normale. Emr i plot. Ne adnexen e majt nje cist seroze 2,5×1,7cm. Adnexa e djathte p.V.P. Ne c.Douglas nuk ka leng te lire. Ju lutem doktoresh nese keni mundesi te ma shpjegoni. Shumee faleminderit.

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Loresa

Skuqja dhe sekrecioni me erë të keqe, tregon për prani të një infeksioni për të cilin rekomandohet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të gjetur diagnozën dhe trajtimin më efikas.

Nga ekzaminimi ekografik, rezulton një kist i pranishëm me përmasa të vogla, gjëndja e të cilit duhet kontrolluar menjëherë pas menstruacioneve.

Nuk paraqiten probleme të tjera që të flasin për patologji të traktit riprodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti