Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i gravidit apo dicka tjeter?

Pershendetje une jam ne muajin e trete te shtatezanise. Kam nganjehere dhimbje na fund te barkutt por jo te medha. Per momentin jam duke pire vetem garvid 1x1, por dicka qe me ka ndodhur keto koheve te fundit eshte jashteqitja me ngjyre shume te erret. Ju lutem me tregoni nese ndikon ky garvidi apo mund te kem dicka tjeter?

Anita Cacaj (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita

Ngjyra e errët e jashtëqitjes mund të vijë për shumë arsye që ka të bëjë edhe me llojin e ushqimeve që konsumohen, marrjen e hekurit si suplement apo dhe për shkaqe të tjera. Si hap të parë bëj koprokulturë. Më tej mjeku gastroenterolog apo gjinekolog, do të japë arsyet e kësaj situate dhe rekomandime për trajtim.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti